I dërguari amerikan, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë këtë javë në Moskë, njoftoi të martën Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ky udhëtim vjen në një kohë kur janë në zhvillim procese diplomatike me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Po”, u përgjigj Ushakov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, kur u pyet nëse është në dijeni që Witkoff planifikon të vizitojë kryeqytetin rus gjatë kësaj jave.
Më parë, Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.





