Presidenti Ilir Meta takoi këtë të enjte ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi. Gjatë takimit, Meta diskutoi midis të tjerash edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi të nënshkruar në Uashington.

 

Për kreun e shtetit, me rëndësi është që të respektohet marrëveshja e arritur. Ai vlerësoi koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi.

 

Gjithashtu, Ilir Meta kërkoi që të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në çdo drejtim. Ai nuk la pa përmendur edhe numrin e vizitorëve të lartë kosovarë gjatë verës, pavarësisht pandemisë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *