Edhe presidenti Ilir Meta e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovë dhe Serbisë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit e ka cilësuar një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve, në funksion të stabilitetit të rajonit.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tone”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha e ka konsideruar një hap të rëndësishëm drejt njohjes, marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit”, shkruan Basha në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *