Presidenti Gjorge Ivanov bllokon kalimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për emrin, i cili u miratua në Kuvend.

 

Ai akoma nuk ka firmosur kalimin e Ligjit, afati i të cilit skadon në mesin e javës së ardhshme.

 

Nëse nuk arrihet që të merret firma e kreut të shtetit maqedonas gjatë këtyre ditëve, atëherë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të kthehet për rivotim në Kuvend.

 

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë nuk ka asnjë alternativë për dalje nga situata nëse edhe pas rivotimit të Ligjit në Kuvend, Ivanov vendos ta mbajë Ligjin në arkivë.

 

Ndërkohë Zaev ka theksuar faktin se asgjë nuk varet as nga Ivanovi e as nga politikanët tjerë, por se për Marrëveshjen fjalën e fundit e kanë qytetarët.

 

Ndërkaq pritet që në referendumin e vjeshtës qytetarët të vendosin për marrëveshjen historike me të cilën shteti ecë përpara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *