Në vazhdën e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti amerikan, Donald Trump vlerëson guximin e të dyja palëve në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se marrëveshja ekonomike e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, është një rrugë e qartë drejt një bote më të sigurt.

 

“Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga presidenti i Serbisë,Alexandër Vucic dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington duke u zotuar në zbatimin e tyre. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt.”

 

Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçic kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump. Dokumenti përmban 16 pika me fokusin tek investimet.

 

Ndërkohë në Bruksel vijojnë bisedimet me karakter politik.

 

Takimi i ardhshëm në nivel ekspertësh do të zhvillohet këtë javë e do të ketë në fokus asociacionin e komunave me shumicë serbe, një cështje që ka ngjallur reagime të ashpra pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jolegjitime në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *