Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e arritur për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve.
Trump deklaroi se nuk do të ishte arritur kjo marrëveshje pa presionin e tij dhe anëtarëve të ekipit që do t’i bashkohen administratës.
Trump parashikon lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura në enklavën palestineze, në këmbim të lirimit të rreth një mijë palestinezëve të mbajtur në qendrat e paraburgimit izraelit.
Në fazën e dytë, palët do të negociojnë një përfundim e luftës. Katër ditë para se të betohet për mandatin e tij të dytë, Trump tha në podcastin e Dan Bongino Show se negociatat nuk do të kishin arritur kurrë pa presion nga ai dhe ekipi i tij, veçanërisht i dërguari i tij special i ardhshëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
“Nëse ne nuk do të kishim qenë të përfshirë në këtë marrëveshje, ajo nuk do të ishte mbyllur kurrë. Ne ndryshuam rrjedhën e situatës”. deklaroi Trump.
Sot pritet të mblidhet këshilli i sigurisë i qeverisë izraelite për të shqyrtuar këtë marrëveshje, e cila pritet të zbatohet të dielën, në prag të inaugurimit të republikanit si President.