Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ministri Pandeli Majko e konsideron kundërshtar politik të PS.

 

Sipas tij, Meta konkurron edhe fjalorin e liderit të opozitës, Lulzim Basha.

 

Por kur u pyet në “Zgjedhje 2011” në “Vizion Plus” për marrëdhëniet më personale me Metën, Majko refuzoi të jape detaje.

 

“Është një kundërshtar politik i joni. Fjalori i tij konkurron bindshëm me fjalorin e Bashës. Nuk kam ardhur këtu të rrëfehem siç rrëfehet dikush te prifti apo hoxha. Nuk dua të aludoj që kam ndonjë raport me zotin Meta. Është kundërshtari ynë politik dhe kjo na ka bërë të qetë dhe të mendueshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *