Subscribe

Një tjetër goditje për trafikun e narkotikeve në kanalin e Siçilisë.

Një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Guardia di financa, arriti të konfiskojë 5.4 ton hashash në një varkë me vela.

Droga raportohet se kap një vlerë prej rreth 50 milionë eurosh.

Gjatë operacionit u arrestuan 3 shtetas turq ndërsa kontrolli i mjetit lundrues filloi pas një alarmi të lëshuar nga autoritetet franceze të anti-drogës.

Anijet patrulluese hynë në veprim duke bllokuar trafikantët e drogës 96 milje në jugperëndim të Marettimos.

Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do të përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës.

Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos.

Deti Mesdhe është një nga vendet globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i drogës.

Ekspertët e anti-drogës nga Spanja, Franca dhe Italia kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë në përpjkeje për të goditur organizatat ndërkombëtare tëtrafikimit të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *