Pas rretheve, kryeprokurorja Arta Marku nisi analizën e punës ne Prokurorinë e Krimeve të Renda. Marku shoqërohej nga drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Ardi Veliu si dhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj. Mësohet se Prokurorja e Përgjithshme ka kërkuar përshpejtim te hetimeve per te gjitha çështjet. Kjo pa cenuar hetimet por per shkak te ndjeshmërisë publike dosjet duhet te përfundojnë brenda afateve. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë disa dosje voluminoze për korrupsion dhe krimin e organizuar, mes tyre ajo e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe ajo e abuzimit me tenderat ne autostradën Tirane – Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *