Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka theksuar Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tërheqin trupat nga Iraku.

 

Përmes një letre që i ka dërguar një komandanti amerikan në Irak, Esper  kërkon që trupat nuk do të tërhiqen.

 

“Nuk ka vendim për t’u larguar nga Iraku dhe nuk ka ndonjë plan për këtë”, tha zoti Esper.

 

Letra u publikua edhe në Tëitter, i ishte dërguar qeverisë irakiane nga një komandant amerikan në Irak.

 

Në të thuhej se “Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Irakut që kërkon largimin tonë dhe se trupat amerikane do të ripozicionohen në ditët dhe javët në vijim në përgatitje për lëvizjen e mëtejshme.”

 

Gjeneral Mark Milley, shef i shtabit të ushtrisë, u tha gazetarëve se letra ishte thjesht një draft që i ishte dërguar aleatëve në Irak, për të marrë komentet e tyre dhe për të koordinuar gjuhën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *