Në intervistën e dhënë për Oktapod të premten e 21 tetorit Mariza Ikonomi pyetjes së moderatorit Turjan Hyska, nëse është lumturisht e dashuruar,  ka deklaruar: “Shumë e lumtur. Mirë jam nuk jam keq. Do të më martojë lagja më duket ”. Ndërsa në lidhje me faktin e të bërit nënë, ajo ka thënë se është ende herët.

Këngëtarja me vokalin e veçantë, që së fundmi ka publikuar klipin e këngës së saj më të re, deklaron se nuk ka qënë e lumtur kur ka përgatitur këngën. Ajo ka patur frikë në fillim në nxjerrjen e këngës para 5 muajve, pasi mendonte se publiku ndoshta nuk do ta pëlqente. Por regimi i publikut ka qënë shumë pozitiv sipas saj dhe për këtë është e lumtur tashmë. Këngëtarja deklaron se është në përgatitje të një kënge të re, të cilën do ta lançojë në një nga kompeticionet e muzikës shqiptare.

Shumë aktive në rrjetet sociale, në një nga postimet e fundit të saj në Instagram, Mariza tregon se nuk zgjohet dot pa një kafe. Me filxhan në dorë ajo thotë se “Ja më erdhi kafejaaa, sa jam e gëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *