Kontrollet nga Policia Kufitare në Durrës kanë evidentuar një sërë problematikash, që nga trafiku i drogës e deri tek kalimi I paligjshëm I kufirit.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e të hënës në vijën e dytë në port,  në kabinën e një kamioni kanë gjetur të fshehur lëndë narkotike e tipit Marijuanë e cila pas peshimit ka rezultuar në peshën 5 kg e 300 gram.

 

Për këtë sasi droge është arrestuar në flagrancë shtetasi T.H, 31 vjeç, banues në Durrës (drejtuesi i kamionit) dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H.

 

 

Ndërkohe, si rezultat i kontrolleve të dokumentacionit të udhëtarëve janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të huaj me dokumenta të dyshuara të falsifikuara,  në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme,   konkretisht :

 

  • V.E, 30 vjeç, banues në Turqi;
  • S.A, 43 vjeç, banues në Turqi;
  • R.A, 32 vjeçe, banuese në Filipine.

 

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *