Subscribe

Te dielën e 9 tetorit shmangni udhëtimet me makine brenda Tiranës dhe ne drejtim te Durrësit. Maratona e vrapit, do te paralizoje qarkullimin ne një pjese te madhe te kryeqytetit. Segmenti nga Muzeu Historik deri ne Mbikalimin e Rinasit, do te jete i bllokuar për mjetet. Nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën 14:00 te se dielës, përgjatë kësaj rruge, por dhe ne segmentet qe te nxjerrin ne kete aks, nuk do te lejohet lëvizja e makinave. Drejtues ne Bashkinë e Tiranës, sqarojnë dhe rregullat për ecjen e këmbësoreve përgjatë rrugës, ku do te zhvillohet maratona. Forca te shumta policie, shërbimi i ambulancës dhe vullnetare, do te angazhohen per mbarëvajtjen e maratonës. Ne këtë aktivitet, bashkia synon te plotësoje standardet ndërkombëtare, per ta zyrtarizuar maratonën si pjese te eventeve evropiane. Maratona e 9 tetorit është e ndare ne kategori dhe për fituesit, do te ketë çmime te ndryshme. 1100 persona janë regjistruar per te marre pjese ne maratonën e pare te vrapit, qe do te mbahet këtë te diele ne Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *