Maqedonia e Veriut ka shënuar 21 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të kryera. Të infektuarit janë konfirmuar në Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë.

Instituti për Shëndetin Publik ka raportuar këtë të hënë se janë shëruar nga virusi 17 pacientë. Të shëruarit janë regjistruar në: Shkup-7, Kumanovë-2, Prilep-2, Veles-2, Gostivar-1, Kriva Pallankë-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1.

Në total, që nga fillimi i epidemisë, Maqedonia e Veriut ka arritur në 1.999 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *