Subscribe

 

Talat Xhaferi edhe zyrtarisht është konfirmuar në postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. “Gazeta Zyrtare” ka publikuar vendimin për zgjedhjen e tij në seancën e 27 prillit që u përshkallëzua në dhunë pas pushtimit të Kuvendit nga protestuesit e VMRO-se se Nikolla Gruevskit.

 

Pas vendimit të bere publike fillon te llogaritet afati 10-ditor për dhënie të mandatit për formimin e Qeverisë së re pasi kryeparlamentari Xhaferi të mërkurën e kaluar njoftoi presidentin Gjorge Ivanov me formimin e shumicës së re parlamentare. Një fakt i tille është pranuar edhe nga kabineti i presidentit, qe ka saktësuar se Ivanov do te veproje konform Kushtetutës se Maqedonisë.

 

Por tani deri, kreu i shtetit nuk ka pranuar te mandatoje për kryeministër Zoran Zaevin e LSDM-së, me arsyetimin se koalicioni i tij me partitë shqiptare, të cilat në programin e tyre kanë atë që njihet si “Platformë e Tiranës” rrënon karakterin unitar të Maqedonisë. Ende nuk dihet se cili do te jete reagimi i presidentit, ndërsa Xhaferi ka paralajmeruar se ne mungese te mandatit nga ana e tij, nje gjë te tille mund ta beje parlamenti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *