Ish-ministrja e brendshme e Maqedonisë është dënuar me 6 vite burg për çështjen “Tanku”.

 

Gordana Jankullovska nuk ishte e pranishme ne momentin e dhënies së vendimit në gjykatën e Shkupit, ndërsa të pranishëm ishin avokatët e saj. Pala mbrojtëse ka thënë se do ankimojnë vendimin duke marre parasysh rrethanat familjare, pasi ish ministrja ka nje foshnje vetëm 3 muajshe.

 

Gordana Jankullovska është dënuar për shperrim detyre, për blerjen e një mercedesi të blinduar me vlerë 580 mijë euro me fondet publike në vitin 2012.

 

Gjykimi nisi në fund të muajit gusht të këtij viti, ndërsa pak ditë më parë, Jankullovska tha se është e pafajshme

 

Ndërkohë Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski me 2 vite burg për çështjen “Tanku”.  Edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Gjoko Popovski u dënua me 6 vjet e 6 muaj burg, por Gjykata e shkallës së dytë uli me 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *