Subscribe

Ministri i Drejtësie Ylli Manjani i ka dërguar Kuvendit një raport-inspektimi  për Prokurorinë qe i përket periudhës 1 mars 2015- 1mars 2016. Nga 32 prokurorë të kontrolluar, u konstatuan shkelje të 24 prej tyre. Për 12 prokurorë, është rekomanduar nisja e procedimit penal. Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatuan 4 shkelje, si në mosfillimin e ndjekjes së çështjes penale; në mosrespektimin e afateve hetimore; si edhe mosmarrëveshjet e prokurorisë me subjektet e procedimit. Një ndër pikat, te cilës Ministria e Drejtësisë i ka mëshuar më shumë ishte mosfillimi i kallëzimeve penale gjatë dy viteve të fundit, ku nga 1995, kanë përfunduar në gjykatë, vetëm 654 të tilla. Prokuroria që ka pasur më shumë probleme procedurale dhe që lidhen me afatet hetimore ka qenë organi i akuzës së Lezhës, ku nga totali prej 12 prokurorësh që u janë gjetur shkeljet  10 i përkasin këtij institucioni. Afro një javë më parë, kryeprokurori i Lezhës Përparim Vukaj, dha dorëheqjen,  ndërsa aktin e tij e ndoqën edhe 3 prokurorë të tjerë, ai Tropojës, Dibrës dhe Përmetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *