Subscribe

Keto foto që paraqesin politikanët kryesorë të vendit në moshë të thyer tregojnë se aplikacioni popullor faceapp është kthyer në mani edhe në Shqipëri.

 

Pjesë e trendit janë bërë jo vetëm përdorues të shumtë të facebook dhe instagram, por edhe shumë personazhe VIP. Vetë ata kanë zgjedhur të ndajnë me ndjekësit fotografitë e tyre të transformuara.

 

Pamjet e supozuara të së ardhmes I sjellin vetë protagonistët kryesorë politike Meta, Rama, Basha, Kryemadhi, edhe si meme.

 

Ndërsa ata që I kane rezistuar tundimit, janë shfaqur të vjetër ose të rinj, këtë rradhë nga të tjerë përdorues të rrjeteve sociale.

 

Ish ministri I brendshëm Saimir Tahiri, ka zgjedhur ta përdorë apslikacionin në funksion të aktualitetit. Një ditë më parë, duke ironizuar gjykatën, ai e shfaqi vetem me thinja në pritje të vendimit të drejtësisë.

 

“FaceApp” është zgjedhur apo është përdorur për të dërguar mesazhe edhe nga figura publike  në Kosovë, këtë rradhë duke ironizuar pritjen e gjatë për liberalizimin e vizave apo dialogun e bllokuar me Serbinë.

 

Por aplikacioni I thjeshtë në përdorim dhe argetues në dukje, bën të detyeueshme mbledhjen e të gjitha të dhënave personale nga kompania ruse, fakt që ka ngjallur shumë debate për cështjet e sigurisë.

 

Me poshte disa nga fotot e politikaneve dhe artisteve shqiptare me “FaceApp”    

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *