Subscribe

Kryeministri Edi Rama shpalli para trupit diplomatik objektivat e mandatit të tij të tretë.

 

Falenderues ndaj shqiptareve qe i besuan serish me vote, lideri i mazhorances tha se fitorja ishte e ëmbël, por edhe e hidhur.

 

EDI RAMA 

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 “Fitorja e një mandat të tretë rekord nuk më bëri të ndjehem i pamposhtur, por më i përulur se kurrë karshi njerëzve të Shqipërisë, të cilët na e dhanë besimin mua dhe partisë time, ndërkohë që me plot të drejtë presin më shumë prej nesh. Fitorja ishte njëkohësisht e ëmbël dhe e hidhur.”

 

Edhe ne praninë e diplomateve Rama shenjestroi bashkimin europian per zvarritjen e prcesin e integrimit porse dha garancine se antaresimi ne BE mbetet prioritet.

 

EDI RAMA 

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Kemi bërë gjithçka duhej, sërish e sërish, për të na dhënë dritën jeshile për hapin tjetër dhe sërish e sërish, na kanë penguar forca që janë përtej kontrollit tonë. Ky është një fakt jetësor dhe ndërkohë që ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi, për ta bërë Shqipërinë çdo vit një shtet më të besueshëm, më funksional, më demokratik e më të ngjashëm me një anëtar të BE-në, koha fluturon dhe frustrimi i shqiptarëve rritet.” 

 

Rama kujtoi veshtiresite e reformes ne drejtesi e cila hasi ne kundershti edhe brenda vete koalicionit.

 

EDI RAMA 

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 “Bëmë gjithçka u desh për të nisur reformën e drejtësisë pas 25 vitesh dështim. E bëmë me një angazhim të palëkundur, duke marrë përsipër të gjitha kostot në një mjedis armiqësor e herë-herë edhe të rrezikshëm politikisht, duke u përballur me kundërshti edhe brenda ish-koalicionit tonë. U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë që sjell drejtësi për të gjithë, më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu.

 

Sa i takon luftës ndaj korrupsionit kryeministri pranoi se kjo është beteja me e vështirë.

 

EDI RAMA 

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Të marrin luftën kundër korrupsionit. Kërkon vullnet politik dhe po, ne e kemi. Kërkon reforma në të gjitha fushat dhe po, i kemi ndërmarrë që të gjitha. Kërkon modernizim sigurisht dhe po, po punojmë pa pushim për këtë gjë. E megjithatë kërkon së pari e mbi të gjitha, një sistem të pavarur plotësisht funksional drejtësie. Por zor se kjo është sidoqoftë e mjaftueshme për t’i lehtësuar njerëzit nga presioni i padurimit në rritje, nga frustrimi i kohës që ikën, pavarësisht ndryshimeve të padiskutueshme që ne vazhdojmë të bëjmë.” 

 

 

Fjalimin ne darken me ambasadoret Rama e mbylli me urimin qe viti i ri te jete per shqiptaret viti i dëgjimit te njeri-tjetrit pa u pare si armiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *