Subscribe

Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale në Qarkun e Gjirokastrës.

 

Kandidati për deputet i PS, Bledi Çuçi shprehu bindjen që socialistët do të fitojnë mandatin e tretë, duke thyer edhe mitin se një forcë politike nuk mund të qëndrojë në qeveri për më shumë se dy mandate.

 

 “Ne shkojmë me kokën lart në kërkimin e mandatit të tretë të Partisë Socialiste te shqiptarët. Pavarësisht se kemi dy mandate në qeverisje ne jemi më të freskët se kurrë dhe më të dëshiruar se kurrë nga shqiptarët për një mandat të tretë. Do ta fitojmë mandatin e tretë për të thyer edhe një mit që në Shqipëri nuk mund të ketë forcë politike qe qeveris më shumë se dy mandate. Kemi për të qenë shumë bindës për t’i kërkuar votën në datën 25 prill shqiptarëve pikërisht për këtë transformim historik që ka filluar të pësojë Shqipëria në këto vite. Për faktin se kemi ende shumë rrugë për të bërë na duhet edhe një mandat i tretë qeverisës e ndoshta pastaj, padiskutim edhe mandati i katërt nëse justifikojmë besimin e shqiptarëve herën e tretë.

 

Sipas Bledi Çuçit, të gjitha sondazhet e nxjerrin Partinë Socialiste fituese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *