Subscribe

Tre milionë e 900 mijë dollarë do të jetë shuma që qeveria shqiptare do të financojë për të siguruar vaksinën anti-Covid, sapo ajo të jetë e disponueshme. Kjo do të arrihet përmes marrëveshjes që do të ratifikohet në kuvend me aleancën Gavi.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 “Ne me aktin që miratojmë sot, i cili do të bëhet një ligj, japim mundësi qe në momentin që vaksina të jetë efektive dhe e sigurt, të fillojmë të vaksinojmë 20% të popullatës duke vlerësuar këtu të gjithë strategjinë e vjeshtë-dimrit dhe atë të ISHP për vaksinimin e grupeve të riskuara dhe do të jenë 1 milionë e 140 mijë doza vaksine të cilat do të prokurohen nëpërmjet kësaj marrëveshjeje duke patur mundësi që të financojmë direkt 3 mil e 900 mijë dollarë dhe më tej të vijojmë me negociatat për vijimin e vaksinimit kur të jetë e disponueshme.”

 

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po punohet për rritjen e kapaciteteve në spitale per te mos mberritur ne skenarin fatal me te cilin jane perballur disa vende.

 

 

 

“Kemi marrë masat për menaxhuar situatën me pandeminë në spitale, që secili pacient të marrë shërbimin e nevojshëm. Sepse në të kundërt nëse do një mbingarkesë të spitaleve, atëhere do të kemi do përballemi me zgjedhje, se kush do te trajtohet i pari, sikurse vende të zhvilluara kur ka patur pikërisht flukse të rasteve në spitale ku janë detyruar të zgjedhin kë do fusin në frymëmarrje të drejtuar.”

 

Sipas ministrisë së shëndetësisë testimet janë katërfishuar dhe së shpejti do të përdoret dhe testimi i shpejtë, siç quhet ndryshe testi i antigenit, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *