Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend, ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.

 

Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anticovid.

 

“Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të çertifikatave të vaksinimit, çertifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”, shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *