Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se stafet e spitaleve COVID po kryejnë detyrën non-stop.

 

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ajo tha se mjekët e infermierët po sfidojnë çdo ditë lodhjen dhe fyerjet e atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

 

“Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës. Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre. Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën. Kanë mirënjohjen e një populli.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *