Subscribe

340,000 vaksina Coronavac mbërrijnë së shpejti në vendin tonë, për të intesifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID19.

 

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet pas dëmtimit nga tërmti i 26 Nëntorit.

 

“Pritet që në ditët e ardhshme të mbërrijnë në vend, në kuadër të kontratës së qeverisë shqiptare, edhe 340.000 vaksina Coronavac, që na krijojnë mundësinë për të realizuar sërish ndërhyrje të rëndësishme në raport me hapjen e fashës së vaksinimit dhe gjithashtu edhe të ditëve të hapura në vijim, për grupmoshat +18 vjeç për t’u vaksinuar. Ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë tek vaksinimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari”, deklaroi Manastirliu.

 

Qendra e re Shëndetësore e Borizanës po ndërtohet me mbështetjen e qeverisë zviceriane, nëpërmjet programit “Shëndet për të Gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *