Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se për herë të parë është realizuar me sukes impanti koklear për femijët që nuk dëgjojnë, me financim të plotë nga shteti.

Ndërhyrjet e rralla u realizuan tek 5 fëmijë nga mosha 2-7 vjeç, në shërbimin e Otorino-Laringologjisë në QSUT.

Manastirliu njoftoi se ndërhyrja dhe aparatura e kushtueshme do të rimbursohet nga shteti çdo vit.

“Një lajm fantastik për fëmijët me nevoja të veçanta. Realizohet për herë të parë me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, në strukturat publike, FALAS, me financim 100% nga shteti. Në QSUT, me ekipin e mjekëve që realizuan ndërhyrjet delikate tek 5 fëmijë të vegjël, të cilëve do t’u kthehet dëgjimi dhe do të integrohen plotësisht në jetën shoqërore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *