Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një takim me mjekët në spitalin Infektiv, e quajti te veshtire gjendjen qe po kalon sistemi per shkak te pandemise: nje gjendje qe sipas saj do te rendohet.

“Situata është delikate. Numrat janë shtuar. Presim të kemi rritje e shtrimit të rasteve në spital për shkak të rritjes së numrave të të prekurve. jemi përgatitur për të përballuar situatën e rritjeve të rasteve. Kemi përgatitur edhe strukturën covid 3 dhe 4”, tha Manastirliu.

Sipas mjekëve, në spitalin Infektiv janë dhe atë Shefqet Ndroqi janë rreth 50 shtretër të lirë për t’ju përgjigjur nevojave të pacientëve të prekur me covid 19. Ndersa, ministrja Manastirliu hodhi poshtë akuzat e opozitës mbi renien e sistemit shëndetësor.

“Kur të ezaurohen kapacitetet e Covid 1 dhe covid 2, ne do hapim strukturën covid 3, e kemi stafin e kompozuar që është i gatshëm të hapet që sot.  Ka disa që dalin dhe thonë alarme që po kolapson sistemi shëndetësor. Ku e shohin kolapsin? Nuk ka asnjë kolaps në sistemin shëndetësor. Që situata është e vështirë është e vërtetë, sespe e gjithë bota po përballet me këtë të keqe. Ne jemi përgatituar për t’u ballafaquar me disa skenarë.”

Sipas ministres, masat nuk po respektohen, gjë që ka sjellë rritjen e numrit të të infektuarve nga dita në ditë.

“E kemi vetë në dorë me një maskë, dezifektant, ruajtje distance, të ulim infektimet.  Qytetarët e kanë vetë në dorë uljen e kurbës së infektimeve.”

Bluzat e bardha përsëritjen thirrjen drejtuar qytetarëve për respektimin e rregullave si kusht për ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *