Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kërkoi nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës që të mos tolerojnë askënd që abuzon dhe nuk zbaton masat anti-COVID. Gjatë një takimi që pati me ta, Manastirliu tha se shkelja e tyre rrezikon jetën e qytetarëve.

“Une e di që ju keni qenë në terren cdo ditë dhe keni bërë një punë të mirë deri tani, me më shumë se 70 mijë inspektime, por nuk duhet të ketë tolerancë për shkelësit të cilët bëhen më pas burimi i përhapjes së infeksionit pasi tolerojnë në aktivitetin e tyre, duke mos zbatuar rregulla të thjeshta dhe më pas do të na duhet një punë shumë e madhe për të këputur zinxhirin e infeksionit. Cdo shkelje duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin e qytetarëve, ndaj ju duhet të forconi punën në terren, të mos ketë tolerancë për shkeljet. Dua edhe njëherë ti drejtohem çdo biznesi, pasi na nevojitet mirëkuptimi i tyre dhe i çdo qytetari: Ne jemi këtu për të bërë detyrën, jemi këtu për të bërë të mundur që rregullat që kemi vendosur të zbatohen. Kjo do të bëhet me bashkëpunimin e qytetarëve, me bashkëpunimin e bizneseve, me bashkëpunimin e institucioneve.

Trupa inspektuese e ISHSH ka kryer inspektime dhe monitorime çdo ditë në të gjitha subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë. Janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *