Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijoi me thirrjet për qytetarët që të përdorin maska në çdo mjedis të mbyllur.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo bëri të qartë se çdo maskë e krijuar edhe në kushte shtëpie të mbron ty dhe të tjerët.

Ministrja tregoi përmes fotove hapat për të krijuar një maskë me shami.

“Çdo barrierë mbrojtëse e krijuar në kushte shtëpie mund të përdoret në ambientet e mbyllura. 📌Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi👇 ‼️Maska është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me SARS COV2 dhe kufizimin e përhapjes së infeksionit. #Mbroni veten dhe njerëzit tuaj të dashur! #RuaniShëndetin

Të mërkurën qeveria zyrtarizoi vendimin për ta bërë me detyrim mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura. Përndryshe, ai që nuk e zbaton aktin normativ ndëshkohet me 20 mijë lekë të vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *