Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reagaur në lidhje me akuzat e PD për barnat e skadaura në QSUT.

 

Në një postim në “Facebook”, ministrja teksa i cilësoi shpifje akuzat e PD, u shpreh se një nga punët e bëra në katër vitet që drejtoi QSUT-në ishte se i dha fund praktikës së blerjes së barnave të skaduara.

 

Manstirliu i bëri thirrje deputetit demorkat Bardh Spahia që të bëjë mirë që të dëgjojë profesionistët e shëndeetit në dillim pastaj të flasë.

 

“Kam një përgjigje për ata që rihapën thesin e shpifjeve “të skaduara”. Një nga punët e bëra në katër vitet që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ishte që i dhamë fund praktikës së blerjes së barnave në prag skadence, e bashkë me të, edhe pazarit që bëhej në kurriz të jetës së qytetarëve. Përpara se të shpifë, shpifë, me shpresën se diçka mbase mbetet, ish Zëvendësministri i Shëndetësisë në një kohë të mjerë për Shëndetësinë, bën mirë të dëgjojë ata qindra profesionistë të shëndetit, profesorë të nderuar dhe mjekë të mirë të këtij vendi, me të cilët pata nderin të bashkëpunoj 4 vite në krye të QSUT, dhe sot në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë.”

 

Sipas ministres, në farmacitë e QSUT nuk ka ilaçe të skaduara pasi çdo dokument merret në dorëzim nga një grup verifikimi.

 

“Siguroj qytetarët dhe pacientët se në Farmacinë e QSUT, nuk ka ilaçe të skaduara, pasi çdo medikament merret në dorëzim nga një grup verifikimi, hyn në farmaci sipas një sistemi të dixhitalizuar dhe dorëzohet në shërbime, i kontrolluar nga ekipet përgjegjëse. Sa i përket barnave të skaduara të akumuluara prej viteve 2009 e në vijim, në magazinat e QSUT, është hapur procedura e asgjesimit të tyre nga insitucioni përgjegjës, bazuar në legjislacionin në fuqi.

 

Për ne, shëndeti i qytetarëve është i pari dhe kush cënon shëndetin e tyre mban përgjegjësi para ligjit duke filluar nga dje, sot dhe në vijim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *