Subscribe

Në kundërpërgjigje te sulmeve sulmet e opozitës për mënyrën se si qeveria po menaxhon situatën e panndemisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i fton të gjithë ata që janë skeptikë të shohin nga afër situatën në spitalet COVID.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Për të gjithë ata “mjekë të politikës, apo politikanë të mjekësisë” i them që ne jemi këtu, në krye të detyrës. Por ajo çfarë kërkon kjo situatë është më shumë solidaritet. Ndaj, le të vijnë aty ku po bëhet beteja, ku po bëhet lufta, në spitalet tona dhe të shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh. Se si po rrisim kapacitet çdo ditë, se çfarë impenjimi ka personeli mjekësor që është në krye të detyrës.”

Ndërkohë gjatë inspektimit në spitalin rajonal të Lezhës, ministrja the se janë tashmë gati edhe dy spitalet e tjera, COVID 3 dhe COVID 4.

Ndërkaq më herët, me anë të një postimi, ministrja Manastirliu u bëri thirrje të rinjve për respektimin e masave anti covid dhe heqjen dorë nga grumbullimet në festa e plazhe te cilat jane kthyer ne burim te perhapjes se virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *