Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u “tërhoqi veshin” të rinjve, të cilët sipas saj po shpërndajnë virusin në familje.

Në “Facebook”, Manastirliu tha se organizimi i festave dhe ditëlindjeve është një ndër arsyet kryesore pse kemi shumë raste të infektuarish.

Ajo përsëriti tri rregullat bazë që duhen zbatuar nga të gjithë.

“Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

🦠 Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

T’i ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta 🤜#COVID19🤛

↔️#RuajDistancën

😷#MbajeMaskën

🧼#KujdesuPërHigjienën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *