Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka folur për ikjen masive të mjekëve nga vendi ynë, deklaroi do të krijohet një paketë mbështetëse për rikthimin e tyre.

 

Gjatë fjalës së saj në takimin e mjekësisë në diasporë, Manastirliu u shpreh se ka pasur raste të kthimit të shqiptarëve, ndërsa shtoi se dy vitet e fundit në vendin tonë kanë mbërritur dhe janë punësuar rreth 113 mjekë të huaj.

 

“Do të krijojmë një paketë mbështetëse për rikthimin e mjekëve të diasporës, një paketë që do të mbështetet me iniciativa financiare. Paralelisht do të punohet dhe për një paketë mbështetëse për mjekët që ushtrojnë profesionin në vendin tonë. Fenomeni i largimit të mjekëve nuk është vetëm shqiptar.”

 

Ndër të tjera, ministrja tha se dy vitet e fundit janë punësuar 300-400 mjekë shqiptarë në Zvicër, ndërsa në Gjermani më shumë se dyfishi i kësaj shifre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *