Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor janë shëruar nga koronavirusi.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP.

 

Deri tani, numri I personave që kanë fituar betejën me COVID-19 ka shkuar në 154.

 

“Mes 5 personel shëndetësor janë shëruar.  Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP. Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga #COVID19. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19 #FORCA.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *