Festival golash kishte dhe mbrëmjen e të mërkurës në Champions League ku vëmendje më të madhe mori dueli Manchester United -Atalanta. Një përmbysje e bukur e djajve të kuq, që mundën bergamaskët me rezultatin 3-2 e bëri dhe më emocionues duelin në ”Old Trafford” .

 

Në pjesën e parë italianët ishin perfekt dhe shënuan  dy gola fillimisht me Pasalic e më vonë me Demiral. Ndërsa e dyta e gjitha foli për anglezët e udhëhequr nga Crsitiano Ronaldo. Rashford ngushtoi diferencat në fushë, ndërsa Meguaiar vendosi baraspeshën duke rihapur llogaritë e sfidës. Për golin e fitores mendoi i përhershmi Cristiano Ronaldo, që në minutën e 81 tundi për herën e tretën portën e italianëve. Në grupin F ,tani mbetet çdo gjë e hapur pasi kreun e merr United me 6 pikë , 2 më shumë se italianët e Gasperinit apo spanjollët e vijarealit, të cilët mposhtën 4-1 në tranfertë Young Boys.

 

Në grupin H , Juventusit i mjaftoi një goli I Kulusevskit për të mundur rusët e Zenit e për të marrë fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje. Rivali kryesor i zonjës së vjetër mbetet Chelsi, që fitoi me goleadë 4-0 ndaj Malmos.

Por lajmi i keq për blutë e Londrës ishte dëmtimi i dy prej futbollistëve kryesorë, Lukaku dhe Verner në pjesën e parë ndonëse gjendja e tyre do të vlerësohet në ditët në vijim.

 

Barcelona mori fitoren e parë përballë Dianamo Kiev, pasi mundi 1-0  ukrainasit falë një goli të Pikes. Katalnasit luajtën mirë dhe prodhuan shumë raste, ndonëse rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

 

Nga ana tjetër Bayern vijon pa mëshirë t’u shënoj gola skuadrave kundërshtare . Në shënjestër këtë herë ishte Benfika, që u mund 4-0 në një ndeshje pa shumë histori. Sane dy herë, Levandofski dhe një autogol i Everton regjistruan fitoren e tretë për bavarezët, që kryeson grupin me 9 pikë të plota, ndërsa Benfika mbetet në vendin e dytë me 4 pikë.

 

Nuk kishte surpriza dhe në grupin G, Salsburg mundi 3-1 Volfsburg, ndërsa Sevija dhe Lilë e mbyllën në një barazim pa gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *