Manchester City blindon Pep Guardiolën. Trajneri i njohur spanjoll do të vazhdojë të drejtojë qytetarët të paktën deri në vitin 2027.
Kontrata aktuale e teknikut spanjoll përfundonte në qershor të vitit të ardhshëm, e ndonëse u përfol shumë se maksimumi kontrata e re të zgjatej me një vit, në njoftimin zyrtar të konfirmimit të marrëveshjes së re u bë e ditur se Pep Guardiola ka vendosur te udhëheqë klubin e Manchester Cityt deri në 2027.
Rinovimi i kontratës vjen ndoshta në momentin e tij më të vështirë gjatë këtyre tetë viteve tek skuadra angleze, pasi City ka pësuar 4 humbje radhazi në të gjitha kompeticionet.
Madje vetë trajneri 53-vjeçari zbuloi se si pasojë edhe e këtyre disfatave kishte menduar të largohej verën nga klubi kampion në fuqi i Anglisë.
Mirëpo sheiket që financojnë skuadrën angleze e kanë bindur të rinovojë jo me një por me dy vite, duke e bindur katalanasin që të vazhdojë të udhëheqë një prej skuadrave më të mira të panoramës futbollistike angleze dhe europiane të viteve të fundit.
Në fat Pep Guardiola e perfeksionoi edhe më shumë Manchester Cityn si trashëgimi e lënë edhe nga Roberto Mancini.
Tekniku i njohur spanjoll solli të gjitha bagazhin e tij të trajningut fituar tek Barcelona dhe Bajerni i Mynihut. Që prej 2016 e deri tani ai ka fituar 18 trofe me qytetarët, përfshirë 6 tituj kampion në Angli dhe një Champions League, pa llogaritur dhe një tjetër finale të humbur.
Mesa duket ai ka marrë garanci nga klubi për të blinduar dhe dy yje të organikës aktuale sikurse bomberi Haland për të cilin është gati rishikimi kontratës për ta shtyrë deri në 2027, kontrata nga e cila norvegjezi do të fitojë 110 milionë euro, duke u bërë me i paguari më klub, por gjithashtu City do të tentojë të bind edhe De Brojnen, 33 vjeçarin belg që të qëndrojë edhe gjatë sezonit të ardhshëm./vizionplus.tv





