Një 42-vjeçar nga Mallakastra ka përfunduar në prangat e policisë, pasi tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë në fshatin Dukas.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N. A., i cili rezulton të jetë edhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në këtë zonë.

 

Sipas njoftimit të policisë, ai u kap duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I., në fshatin Dukas, Mallakastër.

 

Po ashtu, gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *