Lefter Maliqi ngriti zërin këtë të enjte në parlament në lidhje me abuzimet që sipas tij janë bërë me lejet e ndërtimit por edhe me menaxhimin  e situatës së post tërmetit.

Deputeti I Beratit nuk I kurseu akuzat e fortë edhe ndaj kolegeve të tij në kuvend.

 

“A e dini ju që këta që janë këtu pjesa më e madhe, kanë aq shumë të ardhura jo sa për 5 mijë apartamente por për 10 mijë. Pa hetoni njeherë dhe shihni se ku kanë shkuar lejet e ndërtimit.Leje babezi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, “Emin Duraku” dhe “Sami Frashërit” apo me show që lyen shkallët lali Eri doni që ti mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në….Unë vetëm një kazoniere mund të jap, po këta mund të japin miliarda, boll me mjekër si plak i moçëm, boll me çitjane në varrim, me çitjane te të rënët që kanë rënë dëshmor për këtë vend, ky është një turp”.

 

 

Vdekjen e 51 personave nga tërmeti I 26 nentorit, Lefter Maliqi e ka konsideruar vrasje me paramendim. Ai nuk la pa shigjetuar edhe Edi Ramën.

 

 

SPAK dhe BKH duhet të nisë hetimet sepse kjo është vrasje me paramendim. Të lirohen nga burgjet ata që kapën me 30 gramë hashash dhe të mbushen me oligarkët dhe ata që japin lejet e ndërtimit. Pse për lot është sot, që vini këtu dhe i derdhni, unë s’kam çfarë jap, vetëm nëse jap shpirtin. Kjo është politika e qelbur, vete kryeministri dhe ngre fëmijët si topa, i thotë rri pas zëvendësit të tij, nuk i jep dorën  nëndrejtorit të policisë, çfarë Rilindi në Shqipëri?Varfëria, fatkeqësitë, korrupsioni, çfarë nuk prunë këta në këtë vend, jo mor jo, po nuk i ra tërmeti në kokë ky nuk ikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *