Mali i Zi eshte ne heshtje zgjedhore ndërsa të dielën, qytetarët do të votojne ne zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen në një kohë krize politike për shkak të ligjit për Liritë Fetare të Miratuar në 2019, por edhe pandemisë së koronavirusit.

Kisha Ortodokse Serbe kundërshton ligjin duke pretenduar se shteti synon t’i marrë pronën, duke dalë kështu në mbështetje të opozitës, dhe kundër parties se udhëhequr nga Milo Gjukanoviç.

Ky i fundit, në koalicion me partinë Social Demokrate shpreson të sigurojë edhe njëherë mbështetjen e qytetarëve për të formuar një qeveri pro perëndimore dhe larg ndikimit rus dhe të Beogradit.

Janë rreth 541 mijë votues me të drejtë vote të cilët do të shprehin vullnetin e tyre per 6 koalicione dhe 6 parti per 81 mandate ne parlamentin e Malit të Zi.

Ndërkohë 5 parti shqiptare në Podgoricë do të garojnë në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e së dielës. Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva ,nënshkruan një marrëveshje për të garuar se bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *