Sot në Mal të Zi do të mbërrijë kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit.

2 mije dozat e vaksinës ruse Sputnik V  janë të dhuruara nga Serbia, raporton Vizion Plus.

Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi konfirmoi se Qeveria ka kryer disa negociata bilaterale në dy muajt e fundit në mënyrë që Mali i Zi të siguroi vaksinën.

 

JELENA BOROVINIÇ-BOJOVIÇ

MINISTRJA E SHËNDETËSISË NË MAL TË ZI

“Vaksinat e para do të mberrijne kete te merkure në aeroportin e Podgoricës, ndersa presim dhe dy  mijë doza tjeraqe  do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe me serbine  në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën.”

 

Mali i zi njoftoi se ka negociuar edhe me mosken zyrtare për doza te tjera të vaksinës sputnik. Ndërsa priten edhe furnizimi me vaksinen kineze.

 

“Mali i Zi gjithashtu po pret çdo ditë për mbërritjen e kontigjentit të parë të së njëjtës vaksinë, Sputnik V, i cili është rënë dakord direkt me Rusinë, dhe në periudhën e ardhshme pritet vaksina e Sinofarm kinez, si dhe vaksina Pfizer.”

 

Mali i zi nuk është vend i parë që serbia i ka dhene vaksina anticovid . Disa dita më parë,presidenti serb aleksander vucic dhuroi 200 mijë doza maqedonisë së veriut. Por ndyshe nga podgorica që përfitoi vaksinën e kopmanisë sputnik, shkupi përfitoi dozat e kompanise gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *