Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ministri i Financave, Prof. Dr. Arben Malaj, është shprehur në alarm se nëse Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje më 25 Prill do të përfundojë të ketë një fat të njëjtë me Taxhikistanin.

Megjithatë ai shprehet optimist teksa thotë se gjithnjë forca do t’i mbetet shoqërisë civile që mund të ndikojë përcaktimin e rrjedhës.

“Shqipëria ndodhet në riskun e madh, ose në 25-Prill bën zgjedhje, ose ka fatin e Taxhikistanit.

Dhe do ndodhë ajo që ka ndodhur dhe atje, që shoqëria civile do të ndikojë përcaktimin e rrjedhës.

Unë nuk e humbas kurrë shpresën, as nga shqetësimet që sjell Polonia dhe Rumania sepse atje shoqëria civile e gjen momentin e duhur për të kthyer trendin pozitiv të atyre vendeve. Pra, nuk janë Polonia dhe Hungaria vende të pashpresë, për të qenë vende me demokraci funksionale.

Forcat do i mbeten shoqërisë civile, politika mundet dhe ka mision që ta udhëheqë procesin mos ta pengojë, por në qoftë se do ta pengojë, nuk besoj që Shqipëria do vazhdojë të mbetet peng i qeverive që e bllokojnë procesin e integrimit të tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *