Nje aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier- Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzes”.
Shoferi i një automjeti tip “ Ford” ështe përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier, dhe për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.