Një 10-vjeçare është plagosur paraditen e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti të shënuar në kryeqytet.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, drejtuesi me inicialet A.H. përplasi vajzën e mitur me iniciale E.M., e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *