Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në provincënn Cuneo të Torinos, ku një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

 

Referuar mediave italiane, Franko Gjinaj është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

 

Pavarësisht aksidentit, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar në vendngjarje, por është larguar me shpejtësi.

 

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është gjetur këtë të diel nga shoferë të tjerë që kanë kaluar në zonë. Autoritetet italiane kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën e Torinos për të kapur drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *