Një grua është plagosur këtë të dielë në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor.

 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të pedonales në qytetin e Fierit, ku drejtuesi i automjetit për të shmangur aksidentin ka devijuar nga rruga duke hipur në trotuar ku ka përplasur dhe dy makina të tjera.

 

Në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe ato zjarrfikëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *