Të premten në mbrëmje në fshatin Voskopojë, një automjet tip “Benz” me targa AA 909 BH me drejtues shtetasin M.B, rreth 34 vjeç, banues në Voskopojë, është përplasur me një motorçikletë tip “Suzuki” me targa AE 939 me drejtues shtetasin I.D, rreth 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin K.H, rreth 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

 

Për pasojë kanë marrë dëmtime këta të fundit, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *