Subscribe

Përfshihet nga flakët një makinë në qytetin e Korcës.

Ngjarja, sic raporton Vizion Plus, ka ndodhur në bulevard “Republika” dhe mjeti ka qenë i ndaluar në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Fillimisht drejtuesi i mjetit dhe të tjerë që i kanë ardhur në ndihmë janë munduar të shuajnë flakët më mjete rrethanore por duket se e kanë pasur të pamundur.

Vetëm ardhja e sherbimit zjarrëfikës ka bërë të mundur izolimit të flakëve, por mjeti është përfshirë pothuajse i gjithi nga flakët.

Për fatin e mirë nuk ka të lenduar pasi drejtuesi i mjetit në momentin e zjarrit nuk ishte brenda mjetit.  Sipas policisë në informacionet paraprake mendoher se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në makinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *