Vizion Plus ka siguruar videon nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Berat, ku një makinë me targa angleze mori zvarrë tre persona.

 

Të plagosurit Blerina Nerjaku,45-vjeçe,banuese në Shijak,Mersine Nerjaku,37-vjeçe,banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat u transportuan menjëherë në spital, ndërsa në pranga u vu drejtuesi i mjetit.

 

Në vendngjarje mbrëmjen e djeshme shkuan efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat, që kryen edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

 

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit, shtetasi L.S, banues në Shkodër, u shoqërua në polici, ndërkohë që nuk bëhet i ditur emri i tij dhe nëse ishte i dehur në timon apo jo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *