Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të tij me gratë demokrate u prit me protesta nga mbështetësit e Berishës.

 

Deputetja Albana Vokshi ka ndarë momentin kur makina e liderit demokrat u qëllua me vezë.

 

Ndër komentet në videon e postuar nga Vokshi tërhoqi vëmendjen ai i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit, i cili shkruan se Basha meriton gazin helmues që u hodhi demokratëve që u bënë copash që ia të bëhej kryeministër.

 

“Pengu i pazareve te Rames meriton gazin helmues qe i hodhi demokrateve qe u bene copash e u burgosen qe ai te behej kryeminister. Por pazarxhiu i shiti te gjithe. Nuk mund te dale e hajrit nje pune qe niset me skuthllek dhe shitet ne pazare”, shkruan ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *