Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në Divjakë.

Drejtuesi i automjetit H.V., 25 vjeç, ka dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja, 19-vjeçarja me iniciale E.M.

Kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër pasagjer, ende i paidentifikuar. Këta të fundit ndodhen ne spitalin  e Lushnjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *