Një rrezik real për Partinë Socialiste janë socialistët që nuk dalin për të votuar.
Kështu pohoi kandidati për deputet i PS, Pandeli Majko në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.
“PS e rrezikon marrëdhënia personale e qytetarit me strukturën shtetërore. Një pjeseë e strutkurës shtetërore nukj mund të thuhet se funksionon me përgjegjësi politike, por në zbatim të ligjit. Në disa segmente ky qytetari përplaset për shërbimet dhe i vjen shpirti në majë të hundës, aty fillon mërzia. Kemi shqetësim më të madh njerëzit që na kanë votuar ne, por që nuk e kanë vendosur akoma për të dalë për të votuar. Ky është një rrezik real. Nëse ai që na ka votuar, qëndron në shtëpi, nuk voton as për kundërshtarët, ky është një rrezik real. Nëse votuesi vetëshpallet i stresuar dhe qëndron në shtëpi. Kështu do të ngacmohej balanca mes mazhorancës dhe opozitës. Ne jemi parti e parë, kjo nuk diskutohet, ne po flasim që të kemi një qeverisje të qetë.”